HABILI Alush
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1923, në Habilaj, Kavajë. Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me vdekje. Vendimi u aprovua nga Enver Hoxha më 10 maj 1946. Më 30 korrik 1946, me vendim nr. 10, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Kavajës, vendosi «konfiskimin e pasurisë të të dënuarit si kriminel lufte dhe armik i popullit», Alush Habili. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 12, FL. 283-284; Gazeta Zyrtare, 30 shtator 1946, f. 1; Liria, 20 prill 1994

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]