(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1916, në Kavajë. Më 19 maj 1945, Këshilli Gjyqësor Durrës e dënoi si «kriminel lufte dhe armik i popullit», me burgim të përjetshëm dhe konfiskim pasurie. Më 30 korrik 1946, me vendim nr. 10, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Kavajës, vendosi «konfiskimin e pasurisë të të dënuarit si kriminel lufte dhe armik i popullit», Halit Habili. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 12, FL. 291-292; Gazeta Zyrtare, 30 shtator 1946, f. 1
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]