HABILI Ramazan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1896, në Gjinaj-Habilaj, Kavajë. Ka qenë fillimisht anëtar i çetës partizane të Pezës, pastaj (1943) kaloi me Ballin Kombëtar dhe u caktua komandant i forcave balliste për Kavajën. Më 3 korrik 1944, partizanët i dogjën shtëpitë, ai u kundërpërgjigj duke u djegur autorëve po atë numër shtëpish. Në nëntor 1944 e derisa vdiq, më 1951, qëndron në arrati me armë në dorë kundër regjimit komunist. Më 11 nëntor 1993, me vendim nr. 526, Gjykata Kavajë vendosi njohjen e faktit të vrasjes pa gjyq nga forcat e diktaturës për arsye politike, më 17 qershor 1951. Më 25 mars 1946, me vendim nr. 210, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Kavajës, vendosi «sekuestrimin e pasurisë të të arratisurit», Ram Habili. Familja e tij më 1945 u internua në Berat e më pas në Tepelenë. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 12, FL. 208-210; Gazeta Zyrtare, 23 shtator 1946, f. 8

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]