HAJNI Bilbil
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1912, në Progonat, Kurvelesh. U arrestua më 12 shtator 1946 dhe më 27 nëntor 1947, me vendim nr. 479, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor si «armik i popullit» dhe e dënoi me vdekje, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave politike-civile përgjithmonë. Ekzekutuar më 3 shkurt 1948. Më 1945, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Nacional Çlirimtar të Prefekturës së Tiranës urdhëroi «sekuestrimin e pasunis së tij, 4 dylym tokë në lagjen Sulejman Pashë, 5 dylym tokë në lagjen Abdullah Bej, 1 dylym tokë në lagjen Abdullah Bej (baçe) si dhe dy shtëpi në lagjen Abdullah Bej të arratisunit politik Hajni Bilbil». AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, FL. 935; Gazeta Zyrtare, nr.6, 29 mars 1945, f. 6.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]