(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1921, në Beçisht, Tepelenë. Më 6 maj 1950, me vendim nr. 60, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e dënoi “se është organizuar dhe aktivizuar në radhët e ushtrisë kundra pushtetit popullor, duke bërë mbledhje të fshehta nën kryesinë e tij, kanë programuar dhe kanë ngjitur parulla disfatiste kundër ushtrisë sonë”, me 20 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet. AISKK, F. 1, V. 2014, D 8 . Fl. 284-285
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]