HALIMLLARI Fluturie
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1922, në Korçë. Është internuar për motive politike. Më 19 nëntor 1992, me vendim nr. 18, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Korça në Kamëz (Tr), prej 8 gushtit 1950 deri në 10 prill 1952. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 13, Fl. 151-152

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]