HALLAÇI Behije
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1948, në Poloreg, Kukës. Është internuar për motive politike. Më 18 janar 1994, me vendim nr. 27, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internuar nga Kukësi në Berat e Tepelenë, prej 1 janarit 1949 deri më 6 gusht 1949. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 13, Fl. 94-95

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]