HAMITAJ Gjinovefa Faslli

HAMITAJ Gjinovefa Faslli
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1953, në Vlorë. Është dëbuar për motive politike. Më 18 janar 1994, me vendim nr. 27, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Vlora në Llakatund (Vlorë), prej 1961 deri në 1978, me prindërit. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 12, Fl.505-506

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]