HAMITAJ Suzana
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1959, në Buzmadh, Fier. Është dëbuar për motive politike. Më 11 dhjetor 1993, me vendim nr. 26, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Korça në Fier (Buzmadh), prej 1959 deri më 30 shtator 1991. AISKK, F. 1, V. 2014, D 8. Fl. 690-691

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]