HAMITI Zini
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1920, në Dukat, Vlorë. Më 23 dhjetor 1949, me vendim nr. 116, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e dënoi për «bashkëpunim me kriminelët e arratisur», me 8 vjet burg, humbjen e të drejtës elektorale për 4 vjet dhe punë të detyruar. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 12, Fl. 568-569

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]