HARAÇIU Osman
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1885, në Sohodoll, Dibër. Më 19 mars 1994, Komisioni për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vrasjes së O. H., pa gjyq, për motive politike, më 1946. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 12, Fl. 49-50; Liria, 7 korrik 1993

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]