HARBAÇI Teli
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në 1914, në Sarandë. Më 1 korrik 1946, me vendim nr. 25, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi si «armik populli» që ka kryer «këto faje: spiun besnik i fashizmit grek, është përpjekur të sabotojë luftën nacionalçlirimtare dhe të largojë vëllezërit minoritarë nga rruga e vëllazërimit, agjitacion tek partizanët për dezertim, i lidhur me të arratisurit dhe me spiunazhin grek », me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë të tundshme e të patundshme. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 774; Liria, 19 tetor 1994

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]