HASA Haxhi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1856, në Zerqan, Dibër. Më 20 shtator 1946, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e dënoi “për krime kundër shtetit” me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe heqjen e të drejtave civile e politike për 5 vjet. Vdiq në burg më 1950. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, FL. 241-242; Liria, 26 maj 1993

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]