HASANAJ Ibrahim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në 1911, në Tiranë. Më 22 janar 1948, me vendim nr. 25, Gjykata e Lartë Ushtarake e dënoi se, bashkë me persona të tjerë, «janë organizuar në grup, kanë formuar Komitet e N/komitet kundër pushtetit popullor», me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave politike baras me kohën e ndëshkimit. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 544

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]