(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në 1918, në Korçë. Më 12 prill 1948, me vendim nr. 186, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi «për krime kundër shtetit», me 20 vjet burg me punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë të tundshme e të patundshme dhe humbjen e të drejtave qytetare politike për 5 vjet. Me vendim të Gjykatës së Lartë i është zbritur dënimi në 10 vjet burg. Më 15 janar 1970, me vendim nr. 3, Gjykata e Rrethit të Pogradecit e dënoi për «agjitacion e propagandë» me 10 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 518
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]