(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në 1910, në Tropojë. Është internuar për motive politike. Më 18 prill 1994, me vendim nr. 28, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Bajram Curri në Berat prej datës 15 qershor 1945 deri më 15 qershor 1948 AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, FL. 1081
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]