HASANI Aishe
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1920, në Llugaj, Tropojë. Është internuar dhe dëbuar për motive politike. Më 27 tetor 1992, me vendim nr. 17, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit dhe dëbimit nga rrethi Kukës, në rrethin Tepelenë, Kamëz dhe Lushnje, prej 10 shtator 1946 deri më 30 shtator 1991. Nga këto, 15 vjet kanë qenë internim. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 269-270

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]