HASANI Skënder
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1933, në Luaras, Kolonjë. Më 1 korrik 1953, me vendim nr. 258, Gjykata Korçë e dënoi për «tradhëti ndaj atdheut dhe agjitacion e propagandë», me 10 vjet burg, humbje dekorate dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 13, Fl. 236-237

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]