HODAJ (dako) Idriz
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1876, në Drizar, Mallakastër. Patriot demokrat, pjesëmarrës në ngritjen e flamurit, në Kongresin e Lushnjes, dhe kapiten në qeverinë e Nolit. I vrarë më 1943, pas mbledhjes së Mukjes. Më 8 gusht 1992, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vrasjes pa gjyq për motive politike, më shtator 1943. AISKK, F. 1, V. 2014, D 8. Fl. 735-736; Liria, 23 shkurt 1994

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]