HODAJ Razije
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1925, në Cfir, Mallakastër. Është dëbuar për motive politike. Më 18 janar 1994, me vendim nr. 27, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Fier në Llakatund (Vlorë), prej 1961 deri më 30 shtator 1991. AISKK, F. 1, V. 2014, D 8. Fl. 682-683

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]