(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1966, në Shkodër. Më 7 nëntor 1995, me vendim nr. 2346, Gjykata e Shkodrës vërtetoi njohjen e faktit juridik të vrasjes nga forcat e diktaturës në kufi për «motive politike», më 1 tetor 1990. Kufoma e tij e kishte ende në qafë litarin me të cilin e kishin mbytur rojet e kufirit, dhe ishte dëmtuar nga dhuna aq shumë, saqë i ati e ka njohur vetëm nga një shenjë në krah dhe pantallonat. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 332-334
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]