(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Klerik mysliman. Lindi në Shkodër, më 1930. Arsim i mesëm. Arrestuar më 4 qershor 1966. Babai i tij ka qenë nënkryetar i KMSH. Pas rënies së komunizmit, Q. H. ka mbajtur postin e Kryemyftiut të Shkodrës. Më 10 shtator 1966, me vendim nr. 34, Gjykata e Shkodrës e dënoi për agjitacion e propagandë dhe përvetësim të pasurisë socialiste, me 25 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe heqjen e të drejtave elektorale për 5 vjet. Për përvetësimin e pasurisë, gjykata u shpreh se të gjykuarit (kanë qenë grup) “një pjesë të pasurisë socialiste të marrë në mënyrë të paligjshme ua kanë dhuruar të tjerëvet, një pjesë e kanë shpenzuar për të meremetuar xhaminë Plakë dhe xhaminë e Rusit”, në Shkodër, dhe disa prej të gjykuarve “nuk kanë patur për qëllim të përfitojnë në mënyrë të paligjshme nga pasuria socialiste, por kanë dashur ta dëmtojnë atë me qëllim që të dobësojnë pushtetin popullor.” F. H. nuk e pranoi akuzën, por gjykata ishte në fushatën kundër fesë, e cila përfundoi një vit më vonë me prishjen ndalimin e besimit dhe shkatërrimin e objekteve të kultit, në mënyrë antikushtetuese. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 366-367; D. 14, FL. 1-7; Standard, 20 shtator 2014, 11
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit