HOXHA Lamçe Myslym
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1903, në Velçë, Vlorë. Më 8 dhjetor 1949, me vendim nr. 102, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e dënoi për «pjesëmarrje në organizatë antipushtet», me 7 vjet burg, humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet dhe punë të detyruar. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 12, Fl. 560-561

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]