HOXHA Metush
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1918, në Tunjë, Gramsh. Më 21 prill 1948, me vendim nr. 194, Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi “si kriminel lufte dhe ka marrë pjesë në radhët e Ballit Kombëtar”, me 10 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2014, D 8. Fl. 5-6

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]