(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1921, në Kaninë, Vlorë. Më 1 tetor 1945, me vendim nr. 106, Gjykata Ushtarake Vlorë e dënoi si «armik i popullit dhe pjesëtar në organizatën e Ballit Kombëtar dhe okupatorit», me burgim të përjetshëm, humbje të drejtës qytetare dhe konfiskim pasurie. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 12, Fl. 587-588
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]