HOXHAJ Xhevdet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1955, në Vlorë. Është dëbuar për motive politike. Më 18 janar 1994, me vendim nr. 27, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Vlora në Gërnec (Vlorë), prej 1967 deri në 30 shtator 1991. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 12, Fl. 394-395

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]