(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1923, në Alarup, Pogradec. Arrestuar më 12 korrik 1962. Më 17 qershor 1963, me vendim nr. 85, Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi “për tradhti ndaj atdheut duke u vënë në shërbim të zbulimit të huaj dhe agjitacion e propagandë”, me 25 vjet burg, konfiskim pasurie, humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet dhe heqjen e dekoratës së trimërisë. Vdiq në burg. AISKK, F. 1, V. 2014, D 8. Fl. 495-496; 649- 650; Liria, 29 dhjetor 1993
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]