(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1896, në Vleshë, Peshkopi. Më 21 gusht 1946, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e dënoi për «strehimin dhe furnizimin e kriminelit Cen Elezi», me 5 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe heqjen e të drejtës qytetare baras me kohën e ndëshkimit. Vdiq në burg, më 1951. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 12, Fl. 55-56; Liria, 19 maj 1993
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]