(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1900, në Belsh, Elbasan. Më 20 korrik 1945, me vendim nr. 169, Gjykata Ushtarake Elbasan e dënoi për “krime lufte të kryera gjatë luftës”, me 30 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës për 5 vjet. Më 6 shkurt 1946, me vendim nr. 15, Komiteti Ekzekutiv i Nën-prefekturës Gostime, urdhëroi «sekuestrimin e pasurisë të të dënuemit politik», Bajram Hysës, nga katundi Belsh. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, FL. 151-152; Gazeta Zyrtare, 12 korrik 1946, f. 5
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]