HYSA Hysni
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në 1916, Ostren i Vogël, Bulqizë. Është vrarë për motive politike. Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit të vuajtur, ka vendosur vërtetimin e faktit të vrasjes pa gjyq, nga forcat komuniste, më 25 tetor 1945. U vra së bashku me Murat Llambunishtin, gjatë tentativës për të dalë jashtë Shqipërisë. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 597- 598

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]