HYSENAJ Yzedin
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në 1931, në Lekdush, Tepelenë. Më 30 korrik 1951, me vendim nr. 301, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi për «aktivitetin propagandistik kundër pushtetit popullor, për arratisje në shtet armik», me 20 vjet burg me punë të detyruar, humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet si dhe konfiskimin e pasurisë të tundshme e të patundshme. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 592

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]