(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1904, në Starovë, Pogradec. Mbaroi studimet e larta në Beograd për drejtësi në vitin 1933 dhe punoi gjykatës në disa rrethe të vendit. Më 1947, u arrestuar për motive politike. Më 22 qershor 1992, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vdekjes në hetuesi, më 17 shtator 1947. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, Fl. 536-537; Liria, 3 nëntor 1993
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]