HYSENI Abdyl
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në 1914, në Bathore, Tiranë. Më 12 shtator 1950, me vendim nr. 379, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin e pjesëmarrjes në një organizatë kundërshtare e agjitacion dhe propagandë» dhe e dënoi me 20 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 74

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]