(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Klerik Mysliman, imam. Lindi në fshatin Ura e Shtrajt, Shkodër, më 1855. U arrestua në moshën 90 vjeçare. U dënua me vdekje, me akuzën “sabotator i luftës e armik i popullit”, si mbrojtës i “reaksionit”, strehues i “kriminelëve”, etj. Sipas akuzës, A. H. “ka strehuar në stanin e tij Rasim Boksin, duke mëshehur dhe mashtruar forcat partizane. Veç këtyre, kur pa se forcat e kishin rrethuar e ka nxjerrë jashtë stanit me anë të djalit të tij, në mënyrë ta shpëtonte Rasimin që ishte kriminel lufte.” Vendimi me vdekje iu kthye, nga Gjykata e Lartë Ushtarake, në burg të përjetshëm; vdiq në burg, më 1945. Djali i tij, Hysen Lici, 35 vjeç, i cili u dënua me burgim të përjetshëm. Standard, 20 shtator 2014, 11; AISKK, F. 1, V. 2014, D. 14, FL. 8-11
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit