ISHMI Kadrie
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1918, në Tiranë. U dënua për motive politike. Më 7 qershor 1993, Drejtoria e Administratës pranë Ministrisë së Rendit Publik, me vendim të komisionit të ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq vendosi t’i njohë kohën e dënimit prej datës 29 nëntor të vitit 1951 deri më 23 maj 1952. F. 1, V. 2014, D. 18, f. 461-462.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]