(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1916, në Gorisht, Vlorë. Më 17 gusht 1946, Gjykata Ushtarake e Vlorës e dënoi si «armik i popullit në kohën e okupacionit nazist», «ka marrë pjesë në Ballin Kombëtar, ka marrë pjesë në operacione, ka grabitur pasurinë e popullit në plaçka shtëpie, bereqet e bagëti si dhe në të holla», me 30 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, humbjen e të drejtave qytetare e politike dhe punë të rëndë të detyruar. Më 1949, u lirua nga burgu. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 135-136.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]