ISLAMI Kasëm
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 12 maj të vitit 1942, në fshatin Braki të Kukësit. U dënua për motive politike. Më 6 korrik 1993, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Kukësit në rrethin e Tepelenës, prej 10 shtatorit të vitit 1948 deri më 10 qershor të vitit 1949. F. 1, V. 2014, D. 18, f. 451-452.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]