(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1890, në Stamboll. Me arsim të lartë, nëpunës. U dënua për motive politike. Më 3 dhjetor 1994, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë dënimin prej datës 14 nëntor 1946 deri më 31 tetor 1946. Më 16 prill 1954, u internua në Kuç, Vlorë. Tomorr Aliko, Gjysmë shekulli në kthjetrat e djallit, (Tiranë: 2003), 81; F. 1, V. 2014, D. 14, f. 7-8.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]