JARANI Ramazan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Kundërshtar i vendosur i komunizmit. Lindi në vitin 1896, në Tiranë. U arrestua më 31 tetor 1944, dhe më 28 prill 1945, me vendim nr. 12, Gjykata Ushtarake e Korpusit I-rë e dënoi për «tradhëti dhe [se] ka penguar luftën e popullit shqiptar duke qenë eksponent i Ballit Kombëtar, ka pasur lidhje me Qazim Mulletin dhe Xhelal Staraveckën», me 30 vjet burg, punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave civile-politike. Më vonë dënimi iu zbrit në 20 vjet privim lirie. U lirua më 1955. F. 1, V. 2014, D. 14, f. 56-57.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]