(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Greshicë, Mallakastër. Gjatë luftës ishte pjesë e forcave të Ballit Kombëtar. Pas lufte, u dënua me 20 vjet burg. Në prill 1947 u arratis nga burgu dhe u nis të largohej nga Shqipëria. E vranë forcat e ndjekjes në Sopik të Gjirokastrës. Më 8 shtator 1994, Gjykata Mallakastër vendosi njohjen e faktit të vrasjen pa gjyq për motive politike nga forcat komuniste më 15 dhjetor 1947. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 502-503.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]