(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1922, në Dukat, Vlorë. U arrestua më 4 korrik 1949., dhe më 23 dhjetor 1949, me vendim nr. 116, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «krimin e bashkëpunimit me kriminelët e arratisur» dhe e dënoi me 15 vjet burg dhe punë të detyruar. Më 18 shkurt 1950, me vendim nr. 58 të Gjykatës së Lartë iu ndryshua dënimi në 8 vjet burg, humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet dhe konfiskimin e pasurisë. AISKK, F. 1, Viti 2014, D. 17, Fl. 80.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]