JOXHA Kristo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1915, në Korçë. Më 24 korrik 1951, me vendim nr. 144, Gjykata Ushtarake Territoriale e Shkodrës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacion e propagandës dhe tentativë arratisje» dhe e dënoi me 7 vjet burg, humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet. Përfundimisht u dënua me 10 vjet burg dhe me dekret të PKP dënimi i zbritet në 7 vjet burg. AISKK, F. 1, Viti 2015, D. 27, Fl. 409-410.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]