JUBANI Dom Lazër
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Klerik katolik, linguist, historian, arkeolog, vëllai i Dom Simon Jubanit [shih]. U lind në Shkodër, më 5 maj të vitit 1924. U arrestua më 1947 dhe u dënua me 15 vjet burg. Pas lirimit bëri dhe pesë vjet internim. Vdiq i helmuar me arsenik nga Sigurimi i Shtetit, më 30 korrik të vitit 1982. Dom Simon Jubani, Burgjet e mia.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]