KÇIRA Dom Luigj
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Klerik katolik. U lind në vitin 1925. Mësimet e para i mori në gjimnazin «Illyricum» në Shkodër. U arrestua më 27 nëntor 1945, bashkë me shumë të rinj të tjerë, të gjithë pjesëtarë të organizatës «Bashkimi Shqiptar». Më 28 janar 1946 u dënue me 20 vjet heqje lirie. U lirua në krye të dhjetë viteve dhe, më 24 mars 1963, u shugurua nga Imzot Ernest Çoba, por meshën e parë e kremtoi vetëm më 13 mars 1991, në kishën e Zojës Rruzare te Arra e Madhe. Vdiq në Shkodër, më 20 nëntor 2008.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]