KËLLEZI Shyqyri
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1919, në Tiranë. U arrestua më 10 tetor 1980, dhe më 29 janar të vitit 1981, me vendim nr. 12, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër shtetit» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, humbjen e të drejtës së zgjedhjeve për 5 vjet kohë si dhe heqjen e urdhërave e të dekoratave. F. 1, V. 2014, D. 19, f. 206-207.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]