KËNUTI Vasil
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1927, në Dhivër të Sarandës. U arrestua më 17 tetor 1952, dhe më 25 prill 1953, me vendim nr. 161, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «organizim të një grupi spiunazhi kundër interesave të atdheut» dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. F. 1, V. 2014, D. 16, f. 166-167.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]