KËRÇIKU Dr. Kadri
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1907, në Tiranë. Me vendim nr. 212, datë 30 mars 1948, Gjykatës Ushtarake të Tiranës, e deklaroi fajtor për «faje penale kundër popullit dhe shtetit» dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave për 5 vjet kohë. Një muaj më vonë, me vendim nr. 180, datë 21 prill 1948, Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake, duke e modifikuar këtë vendim, ia zbriti dënimin në 2 (dy) vjet privim lirije. Republika Popullore e Shqipërisë, Gjykata e Lartë Ushtarake, nr. 126 i Regj. Them.; F. 1, V. 2014, D. 18, f. 377-378.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]