KËRÇIKU Estref
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1932, në Tiranë. Më 23 gusht 1950, me vendim nr. 343, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «hedhje parullash kundër udhëheqësve të shtetit» dhe e dënoi me 3 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë. U fal me dekret nr. 1368, datë 26 nëntor 1951, të P. K. P. Më 5 prill 1976, vendim nr. 200, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundra shtetit» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. F. 1, V. 2014, D. 23, f. 47-48.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]