(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1900, në Kosovë. Më 29 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Fierit e dënoi si «armik i popullit dhe kriminel lufte, ka kryer këto faje: ka qenë pjesëtar i organizatës tradhtare të Ballit Kombëtar», dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave qytetare e politike. Më 8 dhjetor 1951, Gjykata Ushtarake e Durrësit e dënoi për «pjesëmarje në një grup antipushtet», «arratisje jashtë shtetit», dhe «agjitacion e propagandë», me 13 vjet burg, punë të detyruar, dhe humbjen e të drejtës elektorale për 4 vjet. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 470.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit