KAÇELI Rexhep
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1910, në Tiranë. Më 4 shkurt 1950, me vendim nr. 14, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «determinimin e të tjerëve» dhe «për agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 10 vjet burg me punë të detyruar dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. Më 4 maj 1950, me vendim nr. 148, Gjykata e Lartë Ushtarake ia uli dënimin në 7 vjet privim lirie me punë të detyruar. F. 1, V. 2014, D. 23, f. 140-141.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]